Një 40-vjeçar është arrestuar në Britani të Madhe nën dyshimin se ka lidhje me sulmin kibernetik që ka shkaktuar ndërprerje në disa aeroporte evropiane.
Që nga e premtja, aeroportet në Berlin, Bruksel dhe Londër u goditën nga ndërprerje në sistemet e tyre elektronike të regjistrimit dhe hipjes në aeroplan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgjencia Kombëtare e Krimit në Mbretërinë e Bashkuar ka njoftuar se i dyshuari u ndalua në West Sussex me dyshimin për vepra penale që përfshijnë keqpërdorimin e kompjuterëve.
Ai është liruar me kusht.
"Edhe pse ky arrestim është hap pozitiv, hetimi për këtë incident është në fazat e hershme dhe vazhdon", ka thënë Paul Foster, kreu i njësisë kombëtare të krimit kibernetik të NCA-së, raportoi “Euronews”.
Nuk ishte menjëherë e qartë se kush mund të qëndronte pas sulmit kibernetik, por ekspertët thanë se mund të jenë hakerë, organizata kriminale ose akterë shtetërorë.