Ghislaine Maxwell figurë e njohur britanike dhe ish-e dashura e pedofilit të dënuar, Jeffrey Epstein, përballet me akuza për krime seksuale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas arrestimit nga FBI-ja.
Ajo u arrestua të enjten në qytetin e vogël Bradford, në New Hampshire.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMaxwell akuzohet se ka ndihmuar ish të dashurin e saj Epstein në abuzimin e vajzave të mitura, duke ia rekrutuar viktimat si masazhuese, e të cilat më pas janë detyruar të kryejnë marrëdhënie intime me Epsteinin.
Ajo më herët i kishte hedhur poshtë të gjitha akuzat për përfshirje në veprimet e Epsteinit.
Ai ishte akuzuar për abuzime dhe trafikim të vajzave në Manhatan dhe Florida, mes viteve 2002-2005, ndërsa ka kryer vetëvrasje në qelinë e tij në burg më 10 gusht, teksa po e priste verdiktin lidhur me akuzat.
Në dokumentet e FBI-së, Maxwell është e akuzuar për shumë krime seksuale dhe për trafikim.