Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e dënuar e Jeffrey Epstein, ka refuzuar t'u përgjigjej pyetjeve të ligjvënësve në një seancë dëgjimore në Kapitolin e SHBA-së të hënën.
Maxwell, e cila po vuan një dënim me 20 vjet burgim për trafikim seksual, është paraqitur virtualisht dhe është thirrur në Amendamentin e Pestë, i cili është e drejta kushtetuese për të mos dhënë prova që mund të vetëinkriminojnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDemokratja kryesore në komision, Robert Garcia, e ka quajtur Maxëell një "përbindësh" teksa ka pyetur se "kë po mbron ajo?".
Anëtarët e komisionit thonë se Maxwell e përdori seancën dëgjimore për të "bërë fushatë për mëshirë", dhe i kërkuan presidentit Donald Trump të përjashtojë dhënien e çdo forme imuniteti për bashkëpunëtoren e Epsteinit.
Seanca dëgjimore vjen pasi të mbijetuarit e Epsteinit kërkuan zbulimin e plotë të dosjeve të mbajtura nga Departamenti i Drejtësisë pas publikimit të më shumë se tre milion faqeve më 30 janar.