Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohet doktoresha ruse, përkrahëse e Navalnyt

Një aktiviste dhe përkrahëse e liderit të burgosur opozitar në Rusi, është arrestuar në Rusi për shkaqe të panjohura.

Anastasia Vasilyeva, aleate e opozitarit Alexei Navalny, është arrestuar pasi doli nga ordinanca e saj.

Vasilyeva është në mesin e aktivistëve të akuzuar për organizimin e protestave të dhunshme kundër burgosjes së Navalnyt në muajin janar.

Arrestimi i saj u bë vetëm pak ditë pasi shteti rus e cilësoi një televizion të pavarur si agjent i huaj.

Gazetarët e televizionit protestuan jashtë zyrave të redaksisë, duke e akuzuar shtetin rus se ka frikë nga e vërteta dhe drejtësia.

Edhe I mbijetoi për vite represionit politik në Rusi, deri kur në derë i trokitën burrat e maskuar Botë 2 d. më parë I mbijetoi për vite represionit politik në Rusi, deri kur në derë i trokitën burrat e maskuar

Ministria e Drejtësisë në Rusi që prej fillimit të vitit ka vendosur t’i cilësojë si agjent të huaj të gjitha organizatat jo-qeveritare dhe individët që kanë pranuar fonde nga jashtë dhe janë përfshirë në aktivitete politike kundër shtetit.

Televizioni në muajt e fundit ka qenë kritik ndaj arrestimit të aktivistëve dhe vazhdimisht ka transmetuar protestat e opozitës.