Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohen si gylenista 97 pjesëtarë të ushtrisë turke

Të paktën 97 persona janë arrestuar në disa qytete turke pas urdhër arrestit në kuadër të hetimeve kundër organizatës, siç e quan Ankaraja zyrtare, terroriste FETO/PYD. Arrestimet, siç raportojnë mediat turke, kanë të bëjnë me strukturat e FETO-s të infiltruara brenda Forcave të Armatosura Turke.

Njoftohet se nga Prokuroria në Anakara janë lëshuar fletë-arreste për 87 persona brenda Forcave Ajrore të Turqisë, ndërsa gjatë operacioneve u arrestuan 41 persona, nga të cilët 8 janë nxjerrë para gjykatës.

Me urdhër arrest të gjykatës në Kocaeli, në disa qytete turke u arrestuan të paktën 8 pjesëtarë të ushtrisë turke, po ashtu në lidhje me FETO-n, ndërsa sipas po këtij urdhri në kërkim janë 5 persona të tjerë.

Me urdhër arresti të gjykatave në Zonguldak u arrestuan 8 persona, të asaj në Kayseri 26 persona, ndërsa në Karaman 14 pjesëtarë të FETO-s.

Gjykata në Stamboll ka lëshuar 41 fletë-arreste për pjesëtarët e ushtrisë, të cilët shërbenin në xhandarmërinë e Stambollit.