Policia turke arrestoi 65 veta të enjten, në një operacion kundër personelit të forcës ajrore.
Të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për organizimin e një përpjekjeje për grushtshtet, në vitin 2016.
Sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolu, urdhërarreste janë lëshuar për 96 persona, 91 nga të cilët i përkasin forcës ajrore.
Policia tha se është duke vazhduar kërkimet për të tjerët në qytetin Izmir.
Mbi 50,000 njerëz janë arrestuar dhe 150,000 të tjerë janë pezulluar ose pushuar nga puna, pas puçit të dështuar.
Gulen e mohon çdo përfshirje në pëprjekjen për puç.
Artikuj të ngjashëm
-
Turqia arreston 176 ushtarë nën dyshimin për lidhje me Gulenin
-
Turqia arreston mbi 100 ushtarë për lidhje të dyshuara me Gulenin
-
Urdhërarrest për mbi 170 shërbyes të tjerë ushtarakë në Turqi
-
Turqia kërkon arrestimin e 249 zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme
-
Turqia urdhëron arrestimin e më shumë se një mijë “gylenistëve”