Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Armenia e Azerbajxhani nisin tjetër konflikt, tre të vrarë

Tre ushtarë armenë janë vrarë në konfrontim me ushtarët azerbajxhanas, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi.

Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi ka njoftuar se ka ardhur deri te një konflikt i ri me forcat e Azerbajxhanit.

“Njësitë e armatosura të Azerbajxhanit, të cilat kanë sulmuar pozicionet tona, janë zmbrapsur, duke pësuar humbje të mëdha. Konflikti vazhdon”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Armenisë.

Këto dy shtete luftuan për gjashtë javë verën e shkuar për rajonin Nagorno-Karabakh, i cili i takon Azerbajxhanit, por kontrollohej nga armenët vendas.

Marrëveshja që i dha fund luftës u nënshkrua nëntorin e shkuar në Moskë me ndërmjetësimin e presidentit rus Vladimir Putin.

Një luftë mes këtyre dy shteteve për këtë rajon ishte zhvilluar edhe në vitet ’90.

Tash pjesën më të madhe të këtij rajoni e kontrollon Azerbajxhani.

Edhe Katër ushtarë armenë të vrarë në një sulm kufitar në Azerbajxhan Botë Katër ushtarë armenë të vrarë në një sulm kufitar në Azerbajxhan

Pas rindezjes së konfliktit, është futur në “lojë” edhe Rusia.

Azerbajxhani ka njoftuar se ka pranuar propozimin e Rusisë për ndalje të luftimeve në kufi me Armeninë.

“Kemi pranuar propozimin e Rusisë për ndërprerje të luftimeve prej orës 10:00”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit. Sipas kësaj ministrie, pala armene nuk ka pranuar propozimin dhe ka vazhduar me granatime.