Një ariu i llojit të murrmë është parë duke lëvizur në rrugët e Sapporos, qytet në veri të Japonisë, teksa ka sulmuar pesë persona. Autoritetet vendore kanë njoftuar se gjuetarët e kanë qëlluar për vdekje atë, duke njoftuar se në mesin e të lënduarve është një ushtarak.
Në pamjet e publikuara dukej shtaza në afërsi të një shtëpie duke vrapuar, derisa më pas është ndaluar në një kazermë ushtarake.
Autoritetet u detyruan t’i mbyllnin shkollat kur panë ariun e lirë, njofton theGuardian.
Arinjtë aziatikë janë të pranishëm në Japoni, sidomos në pjesën e veriut. Ato janë vendase dhe numri i tyre raportohet të jetë i madh.
Artikuj të ngjashëm
-
Vritet ariu i tërbuar që i lëndoi pesë persona
-
Vritet një majmun, pjesë e grupit që po terrorizonte banorët në një qytet japonez
-
Ariu “ekstremisht inteligjent” në Japoni, hapi rubinetin dhe një dritare që ishte e mbyllur
-
Mendohej se u vra nga ariu, por policia japoneze zbulon se i biri vrau babanë
-
Sllovakia lejon vrasjen e arinjve