Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) do t’i japin Sudanit tre miliardë dollarë ndihma, tha agjencia shtetërore saudite SPA.
Mbështetja financiare përfshin 500 milionë dollarë depozita në Bankën Qendrore të Sudanit, ndërsa pjesa tjetër e ndihmës do të dorëzohet në formën e ushqimit, ilaçeve dhe produkteve të naftës.
Kjo është mbështetja e parë financiare e prezantuar publikisht për Sudanin nga vendet e Gjirit Persik gjatë viteve të fundit. Ajo vjen pas saj pas përmbysjes së ish-presidentit Omar al-Bashir./ksp
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja paralajmëron 100 milionë dollarë shtesë ndihmë për t’iu përgjigjur konfliktit të Sudanit
-
Arabia Saudite nis dërgimin e ndihmave në Sudan
-
Pas 30 vjetësh një ministër saudit shkon në Ukrainë, ofron 400 milionë dollarë ndihmë
-
Emiratet e Bashkuara Arabe ndajnë 100 milionë dollarë për Turqinë dhe Sirinë
-
Arabia Saudite i premton 400 milionë dollarë ndihmë humanitare Ukrainës