Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arabia Saudite nis dërgimin e ndihmave në Sudan

Arabia Saudite ka filluar të dërgojë ndihma në Sudan, në mes të negociatave midis forcave rivale të Sudanit që po zhvillohen në mbretërinë saudite.

Të paktën dy avionë ishin planifikuar të niseshin nga kryeqyteti saudit, Riad, për në Port Sudan.

Avionët po transportojnë ndihma humanitare dhe mjekësore, duke përfshirë tenda, batanije, furnizime ushqimore dhe ilaçe.

Një fluturim me personel të OKB-së nga agjenci të ndryshme u nis gjithashtu në Port Sudan për të ndihmuar në shpërndarjen e ndihmave.

“Ne kemi staf të ndryshëm të agjencisë së OKB-së tani, ata do t’i mbështesin njerëzit në terren”, ka thënë për Associated Press konsulenti i operacioneve ajrore të OKB-së, Amr Atwa.

“Kjo kërkon bashkëpunim midis të gjitha agjencive të OKB-së, kështu që ne po bëjmë më të mirën dhe po japim çdo mbështetje që mundemi për popullin sudanez tani në këtë krizë”, ka theksuar ai.

Artikuj të ngjashëm