(Reuters) - Shtetet e Bashkuara të dielën do të shpallin një ndihmë shtesë prej 100 milionë dollarësh për t’iu përgjigjur konfliktit në Sudan, pasi Uashingtoni kërkon të nxisë reagimin ndërkombëtar përpara përvjetorit të luftës.
Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power ka deklaruar se fondet shtesë do të shkojnë drejt ndihmës urgjente ushqimore dhe ndihmave të tjera për shpëtimin e jetës.
Lufta shpërtheu në Sudan më 15 prill 2023, midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF), duke shkatërruar infrastrukturën e vendit.
Sipas deklaratës nga SamanthaPower është vendosur t’u bëhet thirrje palëve ndërluftuese që të ndalojnë pengimin e qasjes humanitare dhe të marrin pjesë në “negociatat e mirëbesimit për të arritur një armëpushim” në mënyrë që të parandalohet uria dhe vuajtjet e mëtejshme. Mijëra civilë janë vrarë, megjithëse përllogaritjet e numrit të vdekjeve janë shumë të pasigurta dhe të dyja palët janë akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës. Lufta ka shtyrë miliona njerëz në uri ekstreme, ka krijuar krizën më të madhe të shpërnguljeve në botë dhe ka shkaktuar valë vrasjesh dhe dhunë seksuale sidomos në rajonin e Darfurit në Sudanin perëndimor.
-
Rrëfime tronditëse nga Sudani: dhunë seksuale dhe rrëmbime gjatë luftës
-
Pentagoni kërkon 200 milionë dollarë shtesë për luftën ndaj Iranit
-
SHBA-ja kërkon ndalimin e furnizimit me armë për RSF-në e Sudanit
-
Guterres: Lufta civile në Sudan ka dalë jashtë kontrollit
-
Uria përhapet në dy zona të tjera në Sudanin e shkatërruar nga lufta