Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndajnë 100 milionë dollarë për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit vdekjeprurës, raportoi të martën Reuters.
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan ka urdhëruar ndarjen e këtyre mjeteve për të mbështetur përpjekjet për ndihmë nga tërmeti në Siri dhe Turqi, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve WAM.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë shumë se 5000 të vdekur janë konfirmuar në Turqi dhe Siri, pas tërmetit 7.8 shkallësh i cili ndodhi të hënën në mëngjes.
Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay tha se numri i viktimave në Turqi ka arritur në 3419.
20,534 të tjerë janë plagosur dhe gati 6,000 ndërtesa janë shembur.
Në Siri, numri i të vdekurve është rritur në 1,602.