Shtetet e Bashkuara e Amerikës do t'i ndajnë edhe 100 milionë euro shtesë për t'i dalë Turqisë në ndihmë, pas tërmetit tragjik.
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, bëri një vizitë me helikopter të dielën në zonat ku tërmeti shkaktoi viktima.
Ai tha se përpjekja për ndihmë do të jetë afatgjate, raportoi Reuters të dielën.
“Kërkimit dhe shpëtimit, për fat të keq po i vjen fundi. Rimëkëmbja është në vazhdim dhe më pas do të ketë një operacion masiv rindërtimi”, bëri të ditur zyrtari amerikan.
Blinken theksoi se 50 milionë dollarë do të ndahen si fonde emergjente për refugjatat dhe migracionin, ndërsa 50 milionë të tjera ndihmë humanitare.
Artikuj të ngjashëm
-
Turqisë i kanë mbetur veç edhe dy zona për kërkim-shpëtim
-
Mbi 46.000 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri
-
Emiratet e Bashkuara Arabe ndajnë 100 milionë dollarë për Turqinë dhe Sirinë
-
SHBA-ja e gatshme t’i ndihmojë Turqisë pas tërmetit vdekjeprurës
-
BE-ja ndan 1 miliard euro shtesë për ta ndihmuar Turqinë me refugjatët sirianë