Për herë të parë që kur dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike 30 vjet më parë, një ministër i jashtëm saudit ka vizituar Ukrainën.
Zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky publikoi një video të takimit të tij me Princin e Arabisë Saudite Faisal bin Farhan Al Saud të dielën.
Zelensky tha se ai priste që takimi “do të jepte një shtysë të re për intensifikimin e mëtejshëm të dialogut tonë reciprokisht të dobishëm”, shkruan CNN.
“Faleminderit për mbështetjen e paqes në Ukrainë, sovranitetit tonë dhe integritetit territorial”, vazhdoi ai. “Kjo është shumë e rëndësishme për ne dhe shoqërinë tonë”.
Arabia Saudite ka drejtuar një kurs neutral në konflikt. Mbretëria ndërmjetësoi një shkëmbim të burgosurish vitin e kaluar, në të cilin dy shtetas amerikanë dhe pesë britanikë u liruan nga paraburgimi rus.
Edhe
Arabia Saudite i premton 400 milionë dollarë ndihmë humanitare Ukrainës
Andriy Yermak, kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, e quajti takimin të suksesshëm në një mesazh në Telegram.
“Ukraina do të marrë ndihmë të vërtetë nga Arabia Saudite”, tha zyrtari ukrainas. “Zyra presidenciale nënshkroi dy dokumente që zyrtarizojnë një paketë ndihme prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën: 100 milionë dollarë ndihmë humanitare dhe 300 milionë dollarë produkte nafte”.