Një gjykatë saudite e ka dënuar aktivisten e njohur të të drejtave të grave, Loujain al-Hathlul, me gjashtë vjet burg pasi u shpall fajtor në një proces gjyqësor që nxiti edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Verdikti është dënuar ndërkombëtarisht. Procesi gjyqësor do të përbëjë sfidë për princin e kurorës saudite, Mohamad Salman, dhe raportet e tij me presidentin e zgjedhur amerikane, Joe Biden, i cili ka kritikuar Riadin zyrtar për gjendjen e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite.
31-vjeçarja Hathlul, e cila po mbahet në arrest shtëpiak që nga viti 2018, bashkë me disa aktiviste tjera të të drejtave të njeriut, do ta apelojë verdiktin, ka bërë të ditur motra e saj. Ajo është akuzuar se provoi të ndryshonte sistemin politik dhe për cenim të sigurisë kombëtare të vendit. Gjykata suspendoi dy vjet të dënimit të saj prej pesë vjet e tetë muajsh burgim – duke llogaritur pjesën më të madhe të kohës prej arrestimit të saj më 25 maj 2018. \ Reuters
-
Arrestohet një tjetër saudite për shkak të Twitterit e Snapchatit
-
Arabia Saudite liron amerikanin e dënuar për postime në Twitter
-
Arabia përndjek sauditët e rebeluar edhe në SHBA
-
Amerikani dënohet me 16 vjet burgim në Arabi për 14 postime në Twitter
-
Një tjetër saudite dënohet për përdorim të rrjeteve sociale, 45 vjet burgim