Arabia Saudite ndan rreth një të tretat e buxhetit të vitit 2018 për shpenzimet ushtarake dhe të sigurisë, transmeton AA.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Financave të Arabisë Saudite thuhet se 210 miliardë riyal saudit (56 miliardë dollarë) të cilat përbëjnë 21.5 për qind të buxhetit të vitit 2018 janë ndarë për shpenzimet ushtarake.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa 101 miliardë riyal saudit (27 miliardë dollarë), të cilat përbëjnë 10.3 për qind të buxhetit të vitit 2018 janë ndarë për shpenzimet e sigurisë.
Sipas ministrisë 192 miliardë riyal (52 miliardë dollarë), 19.7 për qind të këtij buxheti, i janë ndarë arsimit, kurse 147 miliardë riyal (39 miliardë dollarë), 15 për qind të këtij buxheti, i janë ndarë shpenzimeve të shëndetësisë.
Arabia Saudite, e cila është eksportuesja më e madhe e naftës në botë dje ka prezantuar buxhetin e zgjeruar për vitin 2018 me shpenzime prej 978 miliardë riyalësh (260.8 miliardë dollarë).