Departamenti i Shtetit në Amerikë ka aprovuar shitjen e bombave në vlerë prej 290 milionë dollarëve për Arabinë Saudite në javët e fundit të administratës Trump.
Agjencia për bashkëpunim në mbrojtje e Departamentit të Shtetit ka njoftuar miratimin e shitjes së municioneve të bombave të vogla GBU-39 dhe pajisjeve tjera për Arabinë Saudite të martën.
Në të njëjtën ditë, agjencia njoftoi për miratimin e shitjes së helikopterëve prej 4 miliardë dollarësh për Kuvajtin, pajisjeve mbrojtëse kundër sulmeve raketore për aeroplanin e presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi në vlerë prej 104 milionë dollarëve dhe 65.6 milionë dollarë pajisje për aeroplanët egjiptianë.
Kritikët e shitjes kanë akuzuar pushtetin se po ngutet me vendimin pavarësisht kundërshtimeve publike për përkrahje ushtarake, pasi organizatat e të drejtave të njeriut kanë regjistruar shumë shkelje në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
-
SHBA-ja armatos Arabinë e Izraelin, vlera mbi 15 miliardë dollarë
-
Trumpi autorizon marrëveshjen që i lejon Arabisë Saudite të pasurojë uranium
-
A i lejohet Trumpit ta pranojë si dhuratë aeroplanin 400 milionë dollarësh nga Katari
-
SHBA-ja nënshkruan marrëveshje 142 miliardë dollarëshe me Arabinë Saudite
-
SHBA-ja aprovon shitjen e armëve në vlerë prej 3 miliardë dollarë për Izraelin