Shtetet e Bashkuara njoftuan vendosjen e forcave shtesë ushtarake në Arabinë Saudite, për ta forcuar mbrojtjen e Mbretërisë pas sulmit të 14 shtatorit në rafineritë e saj të naftës.
Për ato sulme, Uashingtoni dhe Rijadi kanë fajësuar Iranin. Vendosja e madhe përfshin aeroplanë luftarakë. Ndërsa numri i ushtarëve amerikanë në Arabinë Saudite arrin në 3,000, raporton KTV.
“Arabia Saudite ka pranuar të na paguajë për gjithçka që ne po bëjmë për t'i ndihmuar ata dhe ne e vlerësojmë atë”, tha presidenti amerikan, Trump.
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur në nivele të reja që nga maji i vitit 2018, kur Administrata Trump u tërhoq nga një marrëveshje bërthamore ndërkombëtare e 2015-s me Teheranin.
-
SHBA-ja e ndihmon ushtarakisht Arabinë Saudite kundër kërcënimeve të Iranit
-
SHBA dislokon trupa shtesë në Lindjen e Mesme
-
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA shton numrin e ushtarëve
-
SHBA-ja kryen sulme të “rënda“ ndaj Iranit, lufta zgjerohet në më shumë vende
-
Irani dhe SHBA-ja rikthejnë luftimet, ngrihet çmimi i naftës