Një anije që po transportonte ndihma humanitare dhe aktivistë për në Rripin e Gazës herët të enjten është sulmuar me dronë derisa ishte në ujëra ndërkombëtarë afër Maltës në Detin Mesdhe, sipas OJQ-së ndërkombëtare, The Freedom Flotilla Coalition, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters”.
OJQ-ja ka publikuar video që paraqesin një zjarr në një nga anijet por nuk ka dhënë indikacione se kush është përgjegjës për sulmin. Po ashtu nuk ka pasur të dhëna nëse dikush është lënduar.
“Sulmi me dronë shihet të ketë pasur cak specifik gjeneratorin e anijes, dhe tani anija është në rrezik të fundosjes bashkë me 30 aktivistë ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut në bord”, ka shkruar OJQ-ja në një postim në media.
Nga anija është lëshuar thirrja për ndihmë SOS pasi është goditur, ndaj të cilës është përgjigjur Qiproja duke dërguar një anije për ndihmë, sipas OJQ-së.
Dërgimi i ndihmave në Rripin e Gazës është bllokuar nga Izraeli, për t’i bërë presion grupit militant palestinez, Hamas, të çmilitarizohet dhe t’i liroj pengjet izraelite, derisa grupi militant nuk e ka pranuar kërkesën për çmilitarizim.
-
Sulmohet flota ndërkombëtare me ndihma për palestinezët
-
Trupat izraelite ndalojnë anijet e një flote që përpiqej të thyente bllokadën e Gazës
-
Aktivistët e flotës së ndihmave për Gazën dërgohen në Kretë pas ndërhyrjes së Izraelit
-
Izraeli kap pranë Kretës flotën e drejtuar për në Gazë dhe arreston 175 aktivistë
-
Ukraina godet një anije ruse të naftës në Detin Mesdhe