Organizata bamirëse SOS Mediterranee ka bërë të ditur se anija e saj Ocean Viking ka shpëtuar 113 emigrantë nga Deti Mesdhe në brigjet e Libisë.
Organizata bamirëse evropiane ka njoftuar se grupi, i cili përfshinte 30 të mitur të pashoqëruar dhe 23 gra, po përpiqeshin të kalonin Mesdheun me një varkë gome.
Operacioni i fundit nga anija e shpëtimit të bamirësisë filloi më 18 dhjetor dhe do të vazhdojë deri në janar.
Sipas autoriteteve italiane, 101.127 emigrantë kanë mbërritur përmes detit në Itali në vitin 2022 që nga 23 dhjetori, rreth 40 mijë më shumë se një vit më parë.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 400 migrantë shpëtohen në Mesdhe
-
1.200 persona shpëtohen në operacione të ndryshme në Mesdhe
-
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
-
22 migrantë vdesin afër Greqisë pas gjashtë ditësh në det
-
53 migrantë të vdekur ose zhdukur nga përmbysja e një varke pranë Libisë, mes tyre dy foshnje