Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

1.200 persona shpëtohen në operacione të ndryshme në Mesdhe

Më shumë se 1.200 njerëz persona u shpëtuan në Detin Mesdhe qendror gjatë ditëve të fundit, pasi moti i mirë ofronte kushte të përsosura për kalimin e detit nga Afrika Veriore në Evropë.

Operacione të ndryshme u kryen gjatë fundjavës nga dy organizata ndërkombëtare bamirëse, roja bregdetare italiane dhe disa anije tregtare, raportoi BBC. 

Anijet italiane kanë nxjerrë pesë trupa dhe kanë shpëtuar 674 persona në një varkë peshkimi në Mesdhe në brigjet e Libisë, ndërsa organizatat bamirëse evropiane raportuan se kishin shpëtuar më shumë se 500 të tjerë.

Disa nga të mbijetuarit duhej të nxirreshin nga deti në operacionin italian që u krye 190 kilometra nga brigjet e Kalabrisë nga një anije tregtare e Marinës, tri varka patrullimi të Rojës Bregdetare dhe një varkë e policisë financiare.