Ekspertët e “Amnesty International” për armët kanë identifikuar armë serbe në videot e postuara nga grupet e armatosura në rajonin Sahel të Afrikës, duke përfshirë një krah të Shtetit Islamik që ka marrë përgjegjësinë për vdekjen e qindra civilëve. Pushkët, disa nga modelet më të fundit, përputhen me ato që Serbia ia shiti Burkina Fasos, duke sugjeruar që armët e shitura për Qeverinë ranë në duart e grupeve të armatosura.
Analiza e kryer nga “Amnesty International” për të dhënat tregtare tregojnë se Çekia, Franca dhe Sllovakia kanë eksportuar shumë armë të vogla e të lehta në qeveritë e Sahelit që kur shpërtheu lufta.
“Deri më 2020, kur Serbia bëri shitjet e fundit të armëve në Burkina Faso, dhuna tashmë mes grupeve të armatosura ishte duke u zhvilluar”, ka thënë Patrick Wilcken, shef për çështjen e të drejtave të njeriut në “Amnisty International”.
Që nga viti 2011, Mali është duke u përballur me kryengritje të udhëhequra nga grupe të ndryshme të armatosura, përfshirë Shtetin Islamik të Saharasë së Madhe dhe degët e Al Qaedas. Konflikti ka devijuar në Burkina Faso dhe Niger. Grupet e armatosura kanë kryer shumë sulme në civilë dhe kriza humanitare po mbërthen rajonin.
Serbia, Çekia, Franca dhe Sllovakia kanë ratifikuar Traktatin e Tregtisë së Armëve që ua ndalon shitjen e armëve nëse ka rrezik se mund të përdoren për të kryer krime ndaj njerëzve.
Nga “Amnesty International” u është bërë thirrje që para konferencës së përvitshme të këtij Traktati javën e ardhshme, këto shtete të ndalin shitjet e armëve që mund t’i japin gaz krimeve.
Edhe
Prokuroria e BeH: Armët në Banjskë s’janë nga koha e luftës në Bosnjë
Më 30 gusht, delegatët nga 110 shtete do të takohen në Gjenevë në Konferencën e Shtatë të Shteteve Pjesëmarrëse. Ky traktat parasheh që shtetet të ndalin eksportin e armëve për vendet në rrezik.
“Amnesty International” për këtë deklaratë ka analizuar të dhënat e më shumë se 400 përmbajtjeve digjitale nga Burkina Faso dhe Mali, duke përfshirë fotografi e video të pjesëtarëve të këtyre grupeve të armatosura në periudhën janar 2018 dhe maj 2021. Përderisa shumica e armëve ishin Kalashnikovë me disa dekada të vjetra.