Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Serbët dorëzojnë mijëra armë të paligjshme pas vrasjeve masive

Serbët kanë dorëzuar afër 6,000 armë të paregjistruara në tri ditët e para të periudhës së amnistisë prej një muaji që është pjesë e një fushate kundër armëve pas dy vrasjeve masive javën e kaluar.

Policia ka pranuar po ashtu afër 300,000 fishekë municionesh dhe rreth 470 mjete shpërthyese këto dytë, raportoi AP.

Përpjekja për t’i hequr qafe armët u lëshuar pasi 17 persona u vranë në dy vrasje masive dhe 21 u lënduan. Një prej vrasjeve ndodhi në një shkollë.

Autoritetet u kanë thënë qytetarëve që të dorëzojnë armët e paregjistruara deri më 8 qershor ose do të përballen me burg. Masa të tjera kundër-armëve përfshijnë ndalimin e licencave për armë të reja, kontrolle më strikte te pronarët e armëve dhe dënime të ashpra për poseduesit ilegalë të tyre.

Serbia llogaritet të jetë në top shtetet në Evropë kur vjen puna te posedimi i armëve për banorë, që kryesisht janë lënë nga luftërat e viteve 1990.