Një 28-vjeçar që u shpëtua jashtë bregdetit të New England në vitin 2016, pasi anija e tij u fundos, u deklarua i pafajshëm të mërkurën ndaj akuzave se ai mbyti të ëmën në det për ta trashëguar pasurinë e familjes, shkroi AP-ja.
Nathan Carman është akuzuar për disa mashtrime dhe akuzë për vrasje të shkallës së parë në rastin e vdekjes së Linda Carmenit. Ai bërtiti drejt gazetarëve “i pafajshëm”, pasi ata e pyetën kur po futej në gjykatë, nëse e kishte vrarë nënën e tij.
Autoritetet pretendojnë se Carman vrau edhe gjyshin e tij në shtëpi më 2013 si pjesë e skemës që t’ia marrë paratë dhe pronën, por ai nuk akuzohet edhe për këtë rast.
Carman u gjet në një trap tetë ditë pasi la portin e Rhode Island ku shkoi për peshkim me nënën e tij, e cila nuk u gjet kurrë.
Ai përballet me burgim të përjetshëm nëse dënohet për vrasjen e Linda Carmanit.
Prokurorët federalë thanë se ai ishte trajtuar për probleme mendore që kur ishte fëmijë deri sa u bë 17 vjeç dhe se e kishte ndaluar trajtimin që atëherë.
Edhe
“I ftohtë si akull”: Vrasësi serik pranon vrasjen e tetë grave në Long Island
Prokurorët pretendojnë se skema e trashëgimisë filloi një dekadë më parë kur bleu një armë dhe e përdori për ta vrarë gjyshin e tij më 2013 kur ishte në gjumë. Pas vdekjes së gjyshit të tij, Carman mori 550,000 dollarë nga dy llogari bankare që gjyshi i kishte lënë. Ai jetoi në një apartament në Connecticut deri më 2014. Ishte i papunë shumicën e kohës dhe në vjeshtë 2016 ai ishte pa para.
Më 2016 Carman arriti ta planifikonte një udhëtim peshkimi me nënën e tij, sipas prokurorëve, dhe aty e vrau.