Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatisin sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të përkrahjes së vazhdueshme për presidentin e Sirisë, Bashar-al Assad, ka thënë ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley.
Në një intervistë për “CBC”, ajo ka thënë se sanksionet e reja do të prezantohen të hënën.
“Ato do të jenë direkt cilëndo kompani që merret me pajisjet e lidhura me Assadin dhe përdorimin e armëve kemikale”, ka thënë Haley.
Ajo po ashtu ka thënë se Amerika nuk do të ketë bisedime direkte me Assadin.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtëpia e Bardhë paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë
-
Haley deklarohet rreth “konfuzionit” për sanksionet kundër Rusisë
-
SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Rusisë
-
Sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Rusisë, shënjestrohet prodhimi i armëve
-
Shtëpia e Bardhë paralajmëron sanksione të ashpra mbi Rusinë për vdekjen e Navalnyt