Shtëpia e Bardhë ka thënë se po përgatit “sanksione të mëdha” shtesë mbi Rusinë për shkak të vdekjes së liderit opozitar rus, Alexei Navalny.
Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, John Kirby, ka thënë se sanksionet do të zbulohen të premten. Ai nuk dha detaje mbi atë se çfarë do të jenë ato sanksione shtesë ndaras nga sanksionet që SHBA-ja ia pati vënë Rusisë për pushtimin në Ukrainë.
Kirby ka thënë vetëm se sanksionet aktuale do të “plotësohen specifikisht me sanksione shtesë për vdekjen e Navalnyt”.
Ai ka shtuar se SHBA-ja nuk e di se si ka vdekur Navalny, por insistoi se përgjegjësia bie direkt mbi presidentin rus, Vladimir Putin, raportoi AP.
“Pavarësisht arsyes shkencore, Putini është përgjegjës për të”, ka theksuar Kirby.
-
Inteligjenca amerikane beson se Putini ndoshta nuk urdhëroi që Navalny të vritej
-
Tetë vende të BE-së bëjnë thirrje për sanksione ndaj Rusisë për vdekjen e Navalnyt
-
Bideni godet Putinin, vendos mbi 500 sanksione të reja kundër Rusisë
-
Britania e Madhe sanksionon drejtuesit e burgut ku vdiq Navalny
-
BE-ja propozon sanksione kundër Rusisë në emër të Navalnyt