Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania e Madhe sanksionon drejtuesit e burgut ku vdiq Navalny

Britania e Madhe ka ngrirë asetet e gjashtë drejtuesve të burgut të Arktikut, ku vdiq lideri i opozitës Alexei Navalny të premten, shkruan BBC.

Individëve të sanksionuar u është ndaluar edhe udhëtimi në Britani.

Udhëheqësit perëndimorë thonë se fajin për vdekjen e Navalnyt e kanë autoritetet ruse, përfshirë presidentin Putin.

Por kjo është mohuar nga Kremlini.

Autoritetet ruse kanë refuzuar t’ia japin familjes trupin e Navalnyt. Kanë dhënë informata të pakta dhe kontradiktore rreth vdekjes së tij.

Qeveria britanike ka kërkuar gjithashtu që trupi i Navalnyt t'i lirohet menjëherë familjes së tij dhe të bëhet hetim i plotë dhe transparent.

Edhe Inteligjenca amerikane beson se Putini ndoshta nuk urdhëroi që Navalny të vritej Botë Inteligjenca amerikane beson se Putini ndoshta nuk urdhëroi që Navalny të vritej

Apeli nga Britania i bën jehonë thirrjeve të ngjashme nga nëna e Navalnyt, e cila u filmua të martën jashtë burgut ku ai vdiq duke thënë se po përpiqej ta shihte për pesë ditë trupin e djalit të saj, por as nuk e dinte se ku ishte.