Nëna e opozitarit të ndjerë rus Alexei Navalny, ka ngritur padi në një gjykatë në qytetin në Arktik, Salekhard, duke kontestuar refuzimin e autoriteteve për ta liruar trupin e të birit, njofton agjencia ruse e lajmeve “TASS” të mërkurën.
Një seancë e mbyllur për publikun është paraparë të mbahet më 4 mars, siç është thënë nga zyrtarët e gjykatës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLyudmila Navalnaya ka tentuar të marrë trupin e të birit që nga dita e shtunë. Alexei Navalny vdiq në një burg në veriun e largët të Rusisë të premten.
Lydmila ka thënë se nuk ka qenë në gjendje të zbulojë se ku po mbahet trupi i Alexeit.
Navalnaya të martën i bëri thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për lirimin e trupit të të birit në mënyrë që ta varrosë me dinjitet.