Të paktën 31 persona kanë vdekur dhe 20 të tjera janë shtruar në spital në gjendje të rëndë pasi dyshohet se kanë pirë alkool të prishur të shitur pa autorizim në Indi, raportoi AP-ja.
Viktimat ishin nga tri fshatra në Saran ku prodhimi, shitja dhe konsumimi i alkoolit është i ndaluar.
Shitja dhe konsumimi ishte ndaluar më 2016 pasi një grup i grave bënë fushatë kundër punëtorëve të varfër që shpenzonin të ardhurat e tyre të pakta për të pirë.
Policia ka thënë se shumë prej 20 personave të hospitalizuar kanë humbur shikimin.
Sipas Sushil Modit, i partisë opozitare BJP, më shumë se 1,000 persona kanë vdekur pasi kanë pirë alkool të prishur që kur pijet u ndaluar gjashtë vjet më parë.
Në fillim të vitit, 28 persona kishin vdekur dhe 60 të tjerë ishin sëmurë nga alkooli i prishur në Indi.
Më 2020, 120 persona vdiqën për këtë arsye.