FBI-ja po heton dhjetëra shtetas uzbekë që u futën në SHBA pasi kërkuan azil në kufirin me Meksikën në fillim të vitit. Hetimi u nis kur zyrtarët e inteligjencës amerikane zbuluan se migrantët udhëtuan me ndihmën e një kontrabandisti me lidhje me ISIS-in.
Teksa FBI-ja ka thënë se nuk ka identifikuar ndonjë komplot specifik të ISIS-it, zyrtarët ende po punojnë “të identifikojnë” të gjithë individët që hynë në SHBA.
Hetuesit po i shqyrtojnë një numër të migrantëve si kërcënime të mundshme kriminale, raportoi CNN.
Edhe pse nuk ka prova për të arrestuar dikë, ngjarja ishte aq alarmuese sa një raport urgjent i klasifikuar i inteligjencës qarkulloi deri te zyrtarët e lartë të kabinetit të presidentit Joe Biden. Për disa zyrtarë anti-terrorizëm, tregon se SHBA-ja është thellësisht e cenueshme ndaj mundësisë që terroristët të mund të futen në vend duke u fshehur me migrantët që kërkojnë azil.
FBI-ja ka lokalizuar dhe po heton prapavijën e migrantëve. Byroja po punon edhe me autoritetet turke që kanë arrestuar kontrabandistin dhe pjesëtarë të tjerë të rrjetit të tij.
Kontrabandisti me lidhje me ISIS-in nuk besohet se është anëtar i grupit terrorit, por më shumë si kontraktues i pavarur i cili ka simpati personale me organizatës. Zyrtarët e inteligjencës besojnë se nuk ka mundësi që ai ka ndihmuar migrantët në emër të ISIS-it. Shumica prej tyre besohet se po kërkojnë jetë më të mirë në Shtetet e Bashkuara.
-
Rritet numri i emigrantëve nga ish-vendet sovjetike në kufirin SHBA-Meksikë
-
Rekrutonte shoferë për bartjen e migrantëve drejt Evropës, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
-
Ndalohet një person nën dyshimin për kontrabandim me migrantë në Vërmicë
-
Policia në kërkim të një burri në Gjilan, dyshohet se kontrabandoi katër shtetas të huaj
-
Ndalet një person në Muçibabë, në automjetin e tij u gjetën 11 migrantë