Aktivistët kundër krizës klimatike kanë kundërshtuar përfshirjen e energjisë bërthamore dhe gazit në listën e burimeve të energjisë së gjelbër për investimet në sektorin e energjisë nga Komisioni Evropian. Të mërkurën pritet të prezantohet propozimi i ashtuquajtur “taksonomia”, sistem klasifikues që do të caktojë se cilat aktivitetet ekonomike mund të kualifikohen për investimet e qëndrueshme.
Mirëpo këtë plan e kanë kundërshtuar grupi i aktivistëve që e kanë shpallur të vdekur marrëveshjen evropiane për energjinë e gjelbër. Këta aktivistë kanë thënë se këtë marrëveshje e kanë vrarë gazi dhe energjia bërthamore.
BE-ja ka për qëllim që të ndalë emetimet e dyoksidit të karbonit deri në vitin 2050, ndërkaq deri në vitin 2030 synon ta ndalë në së paku 55 për qind. BE-ja është arsyetuar se plani i ri është vendimtar në drejtimin e investimeve në aktivitete më të qëndrueshme.
Energjia elektrike është përgjegjëse për shumicën e emetimeve të gazrave serrë në BE. Planet e Komisionit duhet të marrin përkrahjen e shumicës së 27 vendeve anëtare në Parlamentin Evropian.
-
BE-ja planifikon ta ndalojë importin e gazit rus deri në fund të vitit 2027
-
Nxit protestë Samiti i energjisë bërthamore
-
Gjermania s’do të marrë pjesë në Samitin e energjisë bërthamore në Bruksel
-
Brukseli zbulon planin për gazin dhe termocentralet bërthamore
-
Kroacia synon furnizimin me energji përmes termocentralit bërthamor