Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Aktivistët hedhin patate të shtypura mbi pikturën 110-milionëdollarëshe

Aktivistët e ashtuquajtur “Brezi i Fundit” kanë kryer sërish një aksion simbolik mbi një pikturë të famshme. Kësaj radhe, dy aktivistë hodhën patate të shtypur mbi pikturën “Les Meules”, të piktorit të famshëm francez, Claude Monet.

Autoritetet thanë se piktura është e mbrojtur nga xhami.

Kjo vepër arti ishte shitur për 110 milionë dollarë dhe aktualisht gjendet në muzeun Potsdam Barberini në Gjermani.

Aktivitete të tilla po organizohen me qëllim që të tërhiqet vëmendja për rolin e fosileve si lëndë djegëse dhe ndryshimet klimatike.

Më 14 tetor u “sulmua” piktura e Van Gogut.