Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmohet me tortë figura e mbretit Charles III

Disa aktivistë të lëvizjes “Brezi i Fundit” u arrestuan të hënën, pasi hodhën tortë mbi statujën prej dylli të mbretit britanik, Charles III.

Ky aksion u krye në Muzeun e Londrës “Madame Tussauds”, derisa në bluza mbanin mesazhin “Ndaloni naftën”, shkroi "Nexta" të hënën.

mvTë dielën, aktivistët hodhën pure patatesh mbi pikturën “Les Meules”, të piktorit të famshëm francez, Claude Monet.

Kjo vepër arti ishte shitur për 110 milionë dollarë dhe aktualisht gjendet në muzeun Potsdam Barberini në Gjermani.

Aktivitete të tilla po organizohen me qëllim që të tërhiqet vëmendja për rolin e fosileve si lëndë djegëse dhe ndryshimet klimatike.

Më 14 tetor u “sulmua” piktura e Van Gogut.