Gjykimi i 11 aktivistëve për të drejtat e njeriut të akuzuar për terrorizëm ka nisur sot në Stamboll, me të pandehurit që përballeshin me dënime deri 15 vjet burgim.
Aktivistët, përfshirë edhe dy figurat kryesore të Amnesty Inernational në Turqi, si dhe qytetarë gjermanë dhe suedezë, po përballen me akuza kinse kanë krijuar “kaos në shoqëri” dhe janë anëtarësuar në “organizata terroriste të armatosura”.
Berlini e ka përshkruar rastin si “krejtësisht të pakuptimtë” dhe “ absurd”.
Organizata, Amnesty International, me bazë në Londër ka thënë se aktivistët janë ndaluar “pa ndonjë arsye përveç se për bindjet e tyre për të drejtat e njeriut”.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjykata turke liron tetë aktivistë të akuzuar për terrorizëm
-
Gjermani i arrestuar në Turqi kërcënohet me 15 vjet burgim
-
Gjykata turke lë në burg militantët dhe drejtoreshën e Amnesty International
-
Mbi 1,000 të arrestuar brenda pesë ditëve të protestave në Turqi
-
15 persona në Turqi mbesin në paraburgim, dyshohen se spiunuan për Izraelin