Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

15 persona në Turqi mbesin në paraburgim, dyshohen se spiunuan për Izraelin

Një gjykatë në Stamboll ka miratuar një vendim që do të mbajë në burg 15 nga 44 personat e arrestuar nën dyshimin se kanë spiunuar për Izraelin.

Të dyshuarit u arrestuan të martën për gjoja planifikimin e aktiviteteve që përfshinin zbulimin, ndjekjen, sulmin dhe rrëmbimin e shtetasve të huaj që jetonin në Turqi.

Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunc, ka shkruar në një postim në mediat sociale se të dyshuarit ishin dërguar në gjykatë me akuzën e kryerjes së “spiunazhit politik ose ushtarak” në emër të inteligjencës izraelite.

Agjencia e inteligjencës së jashtme izraelite Mossad thuhet se ka rekrutuar palestinezë dhe shtetas sirianë brenda Turqisë, si pjesë e një operacioni kundër të huajve që jetojnë në Turqi, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Sipas raportimeve, një i dyshuar ka mbledhur informacione për pacientët palestinezë të cilët së fundi ishin transferuar në Turqi për kujdes mjekësor.