Pas më shumë se dy javësh në qeli, vijojnë të qëndrojnë në burg 10 militantët dhe drejtoresha e Amnesti International në Turqi, Idil Eser.
Ata u arrestuan në Stamboll, gjatë një seminari për sigurinë informatike.
Sipas organizatës jo qeveritare ata akuzohen se janë pjesë e një organizate terroriste. Amnesty International ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre, duke i cilësuar akuzat si absurde.
Një muaj më parë u arrestua presidenti i organizatës në Turqi, Taner Kilic, i akuzuar për lidhje me rrjetin e Fetullah Gulen.
Mes 50 mijë personave të arrestuar në vend, 2400 janë gjykatës, ushtarë dhe policë, 144 gazetarë dhe 23 prefektë.
Artikuj të ngjashëm
-
Turqia liron nga burgu shefin e Amnesty International
-
Gjykata turke liron tetë aktivistë të akuzuar për terrorizëm
-
Aktivistë për të drejtat e njeriut në Turqi akuzohen për terrorizëm
-
Policia turke arreston shefin e Amnesty International
-
Në Turqi arrestohen 78 avokatë të dyshuar si përkrahës të Gulenit