Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Afrohet tajfuni, anulohen fluturimet e mbyllen bizneset në Hong Kong e Guangdong

Qindra fluturime janë anuluar të premten në provincën e populluar të Kinës Guangdong dhe Hong Kongun fqinj përpara mbërritjes së tajfunit Saola.

Stuhia e fuqishme detyroi disa qytete kontinentale të mbyllin bizneset, shkollat e madje edhe tregjet financiare.

Tri ciklone tropikale janë formuar në veriperëndim tw Oqeanin Paqësor dhe në Detin e Kinës Jugore.

Saola dhe Haikui u etiketuan si tajfunë ndërsa Kirogi, që është më larg nga toka, ende klasifikohet si një stuhi tropikale.

Niveli i reagimit ndaj emergjencave është ngritur në shkallon më të lartë në provincën jugore kineze të Guangdongut të premten, ndërsa tajfuni po i afrohet provincës. / AP