Aeroplani i parë për pasagjerë i prodhuar nga Kina ka bërë fluturimin e parë zyrtar, raporton “BBC”.
Televizioni shtetëror kinez ka shfaqur aeroplanin C919 duke u ngritur mbi qiellin e Shanghait e duke shkuar në drejtim të kryeqendrës Pekin të dielën.
Aeroplani është ndërtuar nga Korporata Komerciale e Aviacionit e Kinës (Comac) me shpresë për të thyer dominimin e Airbus dhe Boeing për aeroplanë për pasagjerë.
Mirëpo, aeroplani C919 me 164 ulëse ende është i varur kryesisht nga komponentët perëndimore, përfshirë edhe motorin.
Fluturimin e parë zyrtar nga Shanghai deri në Pekin, aeroplani me 130 pasagjerë e përfundoi për më pak se tri orë.
China Eastern Airline ka porositur pesë aeroplanë të tillë.
Edhe
Kina konfirmon planin për blerjen e 200 avionëve Boeing nga SHBA-ja
Comac – që planifikon të prodhojë 150 aeroplanë në vit – thotë se ka siguruar tashmë mbi 1200 porosi për C919.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, e ka përshkruar aeroplanin C919 si një nga arritjet më inovative të Kinës.