Adolf Hitler kishte çrregullime gjenetike që ka penguar zhvillimin e organeve të tij seksuale, ka zbuluar një analizë e re ADN-je e tij, transmeton “Independent”.
Diktatori nazist kishte sindromën Kallmann, që ka ndikuar në përparimin normal të pubertetit dhe sugjeron se ka pasur vështirësi në krijimin e marrëdhënieve seksuale.
Gjetjet janë zbuluar në dokumentarin e Channel 4 “ADN-ja e Hitlerit: Plani i një dikatori”, i cili do të transmetohet pas disa ditëve.
Dokumentari gjithashtu hedh poshtë mitet se Hitleri kishte prejardhje hebraike dhe ofron prova se ai ndoshta kishte një ose më shumë probleme neurodiverse ose të shëndetit mendor.
Shkencëtarët ishin në gjendje të ndërtonin profilin e ADN-së nga një mostër e rrobës së njollosur me gjak që një kolonel i ushtrisë amerikane e kishte prerë nga divani ku Hitleri kreu vetëvrasje në vitin 1945.
“Më ka ardhur në majë të hundës. Por do të bëhej në një moment dhe donim të siguroheshim që të bëhej në një mënyrë jashtëzakonisht të matur dhe rigoroze”, ka thënë profesoresha Turi King, drejtuesja kryesore e analizës së ADN-së së Hitlerit.
Historitë nga Lufta e Parë Botërore tregojnë se Hitleri ishte ngacmuar për shkak të madhësisë së organeve të tij gjenitale.
Një ekzaminim mjekësor i vitit 1923, i cili u zbulua në vitin 2015, tregoi se Hitleri kishte vetëm një testikuj.