Një postim në rrjetin social Twitter kishte paralajmëruar se procesi i dytë i hetimit që mund të shpjerë te shkarkimi i presidentit Donald Trump do t’ia pamundësonte garën për president në vitin 2024.
Postimi u bë të premten, dy ditë pas kaosit në Capitol të Washingtonit, që u nxit nga presidenti republikan.
Në këtë postim thuhej se në rast të shkarkimit të presidentit ai do të humbë përjetë pensionin, 1 milion dollarë udhëtime, mbrojtjen nga shërbimet sekrete dhe mundësinë që të garojë në vitin 2024.
Ky postim është i pasaktë në disa mënyra.
Trumpi do të humbte pensionin si ish-president vetëm nëse Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati votojnë për shkarkimin e tij.
Ligji e bën të qartë se Trumpi do të humbte mbrojtjen jetësore nga shërbimi sekret nëse Senati voton për shkarkimin e tij dhe ia pamundëson garën për presidencialet e vitit 2024.
Edhe nëse Senati voton për shkarkimin e Trumpit, nuk do të thoshte se i pamundësohet gara për vitin 2024.
Për t’ia pamundësuar garën në zgjedhjet e vitit 2024, Senatit do t’i duhet që të mbajë votim shtesë në lidhje me këtë.