Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

9 të lënduar, përfshirë 2 të mitur, gjatë festës së 4 korrikut në Washington

Nëntë persona u plagosën, përfshirë dy të mitur, në mëngjesin e së mërkurës në Washinton, D.C, ka bërë të ditur policia, raporton agjencia AP.

Pak para orës 1 të mëngjesit policia i është përgjigjur një thirrjeje për gjuajtje me armë në Meade Street në kuadrantin verilindor të kryeqytetit të SHBA-së.

Pas arritjes së tyre në vendin e ngjarjes, policët kanë zbuluar viktima të shumta nga të shtënat, përfshirë një 9-vjeçar dhe një 17-vjeçar.

Një furgon u pa të lëvizte nëpër lagje, ku ndaloi dhe më pas qëlloi mbi viktimat që ishin duke marrë pjesë në festën e 4 korrikut.

Sipas policisë të shtënat ishin të planifikuara.

Disa prej viktimave janë transportuar nëpër spitalet lokale.

Edhe Një i vrarë dhe pesë të plagosur pas të shtënave në Washington Botë Një i vrarë dhe pesë të plagosur pas të shtënave në Washington

Personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë, kanë bërë të ditur autoritetet policore.

Nuk është bërë menjëherë e qartë nëse ka pasur më shumë se një gjuajtës në makinë dhe deri më tash nuk është kryer asnjë arrestim.