Numri i viktimave nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet në Filipine ka arritur në 85 ndërsa 20 persona konsiderohen të zhdukur.
Ekipet e shpëtimin po vonojnë në mbërritjen te zonat e prekura nga vërshimet.
Viktimat u vranë kryesisht kur shtëpitë e tyre u shembën nga rrëshqitjet e tokës, pas disa ditë me reshje shiu.
Depresioni tropikal, i cili u dobësua përpara se të dilte nga Filipinet të dielën, solli shi të madh që shkaktoi rrëshqitje të dheut dhe përmbytjeve në rajonet Bicol dhe në lindje të Visayas.
Zyrtarët vënë tre provincat “në gjendje të jashtëzakonshme” për t’u dhënë atyre qasje në fondet e emergjencës.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkon në të paktën 32 numri i të vdekurve nga tërmeti në Filipine
-
Pesë të vdekur nga një tërmet me magnitudë 5.5 në Peru
-
Tërmet prej 7,8 ballësh në Filipine, të paktën 19 të vdekur
-
Mbi 900 të vdekur dhe qindra të zhdukur nga përmbytjet shkatërruese në Azi
-
Tajfuni “Fung-wong” godet Filipinet, të paktën 2 të vdekur e 1.4 milion të zhvendosur