Një daneze 81-vjeçare që udhëtonte nga Afrika në Kanada u arrestua në aeroportin e Varshavës nën dyshimin për posedim të paligjshëm të heroinës me vlerë mbi 515,000 dollarë, thanë zyrtarët në Poloni, raportoi AP.
Oficerët e doganave në aeroportin “Frederic Chopin” vendosën të kontrollojnë bagazhin e gruas të dielën pasi dyshuan për sjelljen e saj të pahijshme. Në fund të një valixheje të rreme u zbuluan pako me 5 kilogramë heroinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGruaja mohoi të kishte bërë diçka të paligjshme dhe tha se anëtarët e familjes i kishin dhënë valixhen me dhurata për të afërmit në Kanada.
Ajo u ndalua për tre muaj dhe prokurorët kanë hapur hetim. Sipas ligjit polak, ajo përballet me 15 vjet burg për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike.