Tetë milionë jemenas mund të humbasin ndihmat humanitare në mars, nëse nuk jepen fondet urgjente, në mes të një përshkallëzimi në një luftë të gjatë që muajin e kaluar shkaktoi numrin më të lartë të viktimave civile në të paktën tri vjet, kanë deklaruar zyrtarët e Kombeve të Bashkuara.
I dërguari i posaçëm i OKB-së, Hans Grundberg dhe Martin Griffiths që ishte në këtë detyrë para Grundbergut, i thanë Këshillit të Sigurimit të OKB-së të martën se janari ka treguar që gati dy të tretat e programeve kryesore të ndihmës të OKB-së janë zvogëluar ose mbyllur, ndërkohë që zonat e luftimit janë shumëfishuar.
OKB-ja ka paralajmëruar prej kohësh se lufta në Jemen që ka filluar nga viti 2014, ka shkaktuar krizën më të keqe humanitare në botë, por Griffiths paralajmëroi se "agjencive të ndihmës po u mbarojnë shpejt paratë, duke i detyruar ato të shkurtojnë programet e shpëtimit".
Sipas zyrës humanitare të OKB-së, plani humanitar i vitit 2021 për Jemenin mori 2,27 miliardë dollarë nga kërkesa prej 3,85 miliardë dollarësh, niveli më i ulët i financimit që nga viti 2015. Ndërkaq, plani i vitit 2022 nuk është publikuar ende.
“Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së u detyrua të reduktonte racionet ushqimore për tetë milionë njerëz në dhjetor dhe duke filluar nga marsi ata tetë milionë njerëz mund të mos marrin fare ushqim - ose thjesht një racion të reduktuar", tha Griffiths.
Mungesa e financimit gjithashtu mund të privojë 3.6 milionë njerëz nga sigurimi i ujit të pijshëm dhe të përfundojë programet për të luftuar dhunën me bazë gjinore.
-
OKB: Mbi 32 milionë njerëz do të zhyten në varfëri si pasojë e luftës me Iranin
-
Lufta ndaj Iranit do të çojë 45 milionë njerëz në uri akute deri në qershor, thotë OKB-ja
-
OKB-ja kërkon 2,8 miliardë dollarë fonde për Gazën dhe Bregun Perëndimor
-
OKB-ja paralajmëron se ndalimi i financimit rrezikon shembjen e sistemit humanitar në Gazë
-
2.2 milionë palestinezë kanë mbetur pa bukë dhe ujë