Një anije italiane me 7 mijë persona në bord është duke u mbajtur në breg të detit pasi një grua kineze u ndje e sëmurë e që dyshohet si pasojë e koronavirusit.
Anija Costa Smeralda momentalisht është duke u mbajtur në portin e Civitavecchia, rreth 50 kilometra larg Romës, për shkak të dyshimit se një 54 vjeçare nga Macau është e sëmurë me virus.
Ajo dhe burri i saj menjëherë janë vendosur në një vend të izoluar dhe janë testuar për koronavirus, transmeton Koha.net.
Gruaja, e cila nuk është identifikuar, ka kontaktuar organet emergjente pasi kishte temperaturë dhe probleme me frymëmarrje.
Rezultatet e testit të saj pritet të dalin sot gjatë mbrëmjes, ndërsa edhe pasagjerët e tjerë nuk janë lejuar të dalin jashtë anijes deri ato të dalin.
Edhe
Ndalohen mbi 1,000 pasagjerë në një anije turistike në Francë pas shpërthimit të gastroenteritit
Kjo anije besohet se ishte duke bartur rreth 6 pasagjerë si dhe 1 mijë anëtarë të stafit.
{gallery}