Shtatë punëtorë kamboxhianë kanë vdekur pasi kanë pirë alkool, të cilëve iu është dhënë si dezinfektues në karantinën ku po qëndronin dhe e kanë përzier me ujë dhe pije joalkoolike, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Punëtorët ishin kthyer nga Tajlanda dhe ishin vendosur në një kamp karantine për koronavirus në provincën veriperëndimore Banteay Meanchey.
Ministria e Shëndetësisë tha se 12 të tjerë u shtruan në spital pasi kishin pirë përzierjen të martën dhe të mërkurën. Ata ankoheshin për dhimbje koke, marramendje dhe vështirësi në frymëmarrje.
Ekspertët mblodhën mostrat dhe i çuan në një laborator në Phnom Penh për një analizë.
Artikuj të ngjashëm
-
Zgjidhet misteri, mësohet arsyeja e vdekjeve të turistëve në një hotel në Tajlandë
-
Gjenden gjashtë të vdekur në një hotel në Tajlandë
-
Shkon në 34 numri i të vdekurve nga konsumi i alkoolit helmues në Indi
-
700 punonjës të një kompanie në Francë helmohen në darkën e fundvitit
-
11 të vdekur në Meksikë, pasi një person i vuri flakën lokalit që e dëboi