Spanja ka regjistruar 655 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë të enjten, duke treguar se totali i vdekjeve nga epidemia në këtë shtet ka kaluar shifrën e katërmijëshit.
Numri total i të infektuarve u rrit në 56188 nga 47610.
Numri i vdekjeve të regjistruara në total tani është 4089 nga 3434 sa ishte të mërkurën, ka bërë të ditur ministria.
Italia është me më së shumti vdekje si pasojë e koronavirusit. Në këtë shtet kanë vdekur 7503 persona. Pas saj vjen Spanja, e Kina mbetet e treta me 3287.
Numri total i të prekurve me këtë virus i është afruar 500-mijëshit në gjithë botën.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Spanjë 70 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit
-
Në Spanjë numri i të vdekurve nga koronavirusi kalon 20-mijëshin
-
Spanja shënon numrin më të vogël të vdekjeve që nga 23 marsi
-
Në Spanjë, 13.798 të vdekur nga koronavirusi, 743 në 24 orët e fundit
-
637 të vdekur në 24 orët e fundit në Spanjë, totali shkon mbi 12 mijë