Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Spanjë ka kaluar 20-mijëshin të shtunën, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Numri total i vdekjeve ka arritur në 20043, me 565 persona që kanë vdekur në 24 orët e fundit. Të premten kishin vdekur 585 persona.
Spanja është një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia.
Numri i rasteve të regjistruara ka arritur në 191 mijë, por sipas zyrtarëve tani në këtë vend ka nisur ngadalësimi i shpërndarjes. Numri i të shëruarve ka arritur në gati 75 mijë.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Spanjë 70 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit
-
48 të vdekur në Spanjë, shifra më e ulët ditore që nga 16 marsi
-
Më pak se 100 të vdekur nga koronavirusi në Spanjë, për të tretën ditë rresht
-
Në Spanjë shënohet rënie e të vdekurve dhe të infektuarve me koronavirus
-
Spanja shënon numrin më të vogël të vdekjeve që nga 23 marsi