Bilanci ditor i pandemisë nga koronavirusi i ri është regjistruar në rritje sot në Spanjë, pas katër ditëve në rënie, me 743 të vdekur duke e çuar numrin total në 13.798 te vdekur, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Numri i rasteve të shpallura në 24 orë, siç transmeton atsh raportimet, është rritur gjithashtu me 4,1% nga 3,3% një ditë më parë, duke arritur në 140.510 të infektuar në vendin më të goditur nga COVID-19 pas Italisë.
Megjithatë ekspertët e ministrisë zbuluan se javën e kaluar rastet dhe të vdekurit në fundjavë ishin regjistruar me vonesë, gjë që shpjegon dhe lakoren në rritje në fillim të javës/AFP.
Artikuj të ngjashëm
-
Spanja ka regjistruar 31.785 raste të reja me koronavirus në 72 orët e fundit
-
Në Spanjë 70 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit
-
48 të vdekur në Spanjë, shifra më e ulët ditore që nga 16 marsi
-
Në Spanjë shënohet rënie e të vdekurve dhe të infektuarve me koronavirus
-
Në Spanjë numri i të vdekurve nga koronavirusi kalon 20-mijëshin