Pesëdhjetë e pesë emigrantë u shpëtuan sot në Mesdhe në dy operacione të shpëtimit të drejtuara nga marina italiane dhe një anije humanitare, gjë që rrezikon të shkaktojë një tjetër përballje në portet italiane për zbarkimin e tyre.
Marina italiane njoftoi fillimisht se kishte shpëtuar në përputhje me ligjin ndërkombëtar, 36 emigrantë në një gomone në ujëra ndërkombëtare në brigjet e Libisë.
Personat e shpëtuar u gjetën rreth 75 milje detare (rreth 140 kilometra) nga brigjet libiane nga anija patrulluese Cigala Fulgosi në kuadër të operacionit italian “Mare Sicuro”, sipas një komunikate të marinës.
Në mbrëmje, anija humanitare ‘’Mare Jonio’’ njoftoi nga ana e saj se kishte pritur në bordin e saj 29 persona (përfshirë një fëmijë një vjeç dhe tre gra njëra shtatzënë) në mes të detit rreth 40 milje detare (rreth 75 kilometra) nga brigjet libiane.
-
Të paktën 10 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga mbytja e dy anijeve në Mesdhe
-
Shpëtohen 258 emigrantë në dy operacione të veçanta në brigjet e Libisë
-
Anija italiane gjen 76 migrantë në Detin Mesdhe
-
Rreth 30 të zhdukur pasi dy anije u përmbytën në Lampedusa
-
Shpëtohen disa migrantë në operacionet në Mesdhe